Kosova s’mund të ndikojë në përzgjedhjen e ndërmjetësuesve në dialogun me Serbinë

Prishtinë | 30 Maj 2020 | 08:25 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës nuk mund të ndikojnë në përzgjedhjen e e as vendin se ku do të vazhdojë dialogu me Serbinë. Kështu bëri të ditur për Ekonomia Online, drejtori i organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj.

Demhasaj deklaroi se lidershipi duhet t’i jep zgjidhje problemeve duke u ulur për të negociuar pavarësisht të zgjedhurve që bëjnë ShBA-ja e BE-ja.

“Është e pakuptimit deklaratat që po ndodhin nga lidershipi ynë politik. Nga ana e presidentit i cili thotë se nuk do të ulët me dialogu me Lajçak apo Borell”.

“Ne si Kosovë njëkohësisht edhe institucionet tona apo bartësit nuk munden me përzgjedh se kush do të jenë të zgjedhurit e BE, qoftë më ndërmjetësua dialogun ose me udhëheq politikën e jashtme”.

“Nuk duhet dhe nuk guxon që asnjë lider të ketë deklarata të tilla për të zgjedhurit e BE-së dhe ne nuk mund të ndikojmë se kënd të zgjedh BE”, tha ai.

Demhasaj thotë se presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti i kanë ndërruar rolet sa i përket vendit se ku do të zhvillohet dialogu me Serbinë, raporton EO.

Andaj tha ai se të zgjedhurit nga Amerika e Bashkimi Evropian për ndërmjetësuesit në dialog duhet të pranohen e të vazhdojnë negocimet për dialogun.

“Ne duhet të ulemi e të dialogojmë pavarësisht se mund të ketë tendenca që qëndrimet e tyre në të kaluarën nuk kanë qenë në favor të Kosovës, ku momentalisht ata udhëheqin funksione të caktuara”.

“Është e papranueshme edhe deklaratat nga ana e kryeministrit Kurti kundër ambasadorit Grenell. Ne duhet të pranojmë si të tillë dhe të ulemi të negociojmë”, ka thënë Demhasaj.

Njohësi i çështjeve politike potencoi se VV dikur kundërshtonte zhvillimin e dialogut në Bruksel si arsyeje e marrëveshjeve të dëmshme kurse sot tenton të negociohet aty.

E njëjta gjë sipas Demhasajt ka ndodhur edhe me presidentin Hashim Thaçi i cili dëshironte të zhvillohej me ndërmjetësimin e BE-së, kurse tani ka ndryshime që dialogu të zhvillohet në Uashington, raporton EO.

“Tani po shohim një ndërrim të pozicioneve, që në të kaluarën nuk ka qenë. Në dhjetë ditshin e fundit ka qenë pikërisht presidenti i cili ka kërkuar që dialogu të zhvillohet në Brukes, e jo në Uashington. Ka qenë VV ajo që ka kundërshtuar dialogun në Bruksel si shkak i marrëveshjeve të dëmshme”.

“Kurse sot kemi tendencë të lëvizjes VV në këtë rast që tenton që dialogun ta zhvilloj nga Brukseli. Kemi lëvizjen e presidentit që ta largoj dialogun nga Brukseli e ta dërgoj në Uashington”, u shpreh ai.

Mes tjerash,  Demhasaj potencoi se Qeveria e re do ta përfundoj procesin e dialogut me Serbinë.

“Qeveria e ardhshme do të merret me dialogun dhe do të përfundoj këtë proces duke nënshkruar një marrëveshje finale, një përmbyllje e përhershme e një procesi të tillë dialogues me Serbinë”, shtoi Demhasaj.

Të ngjashme