Kombëtarja e Kosovës në basketboll, sot do ta synojë fitoren e dytë në kuadër të parakualifikimeve evropiane për FIBA Kupën e Botës 2027.
Kundërshtarin e dytë “Dardanët” do ta kenë Azerbejxhanin.
Loja do të zhvillohet në ora 11:00, në Baku, sipas kohës tonë lokale.
Të enjten e kaluar, Kosova mundi Irlandën me rezultat 83:75, në ndeshjen e parë.
Ekipi i kombëtarës duket i kompletuar, pas stërvitjeve të zhvilluara gjatë së shtunës.
Të gjithë basketbollistët janë në dispozicion për ndeshjen e sotme.