Kosova të mërkurën do të furnizohet me 5 mijë vaksina Anti-COVID

Prishtinë | 02 Maj 2021 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Kosova të mërkurën do të furnizohet me 5 mijë doza të vaksinave kundër COVID-19.

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, do të udhëtojë në Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme, ndërsa vaksinat e para COVID-19, të ndara dhe të financuara nga Bashkimi Evropian, do të mbërrijnë në rajon.

Ai do të vizitojë Kosovën të mërkurën, kur edhe vendi do të furnizohet me vaksina.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku, ka bërë të ditur se Kosova do të furnizohet me rreth 5 mijë vaksina të mërkurën.

Ajo ka thënë se pas kësaj dite, vaksina do të vinë pandërprerë në vend.

Shkrimi i plotë i saj:

Sot, nga 3002 testuar, 415 TË SHËRUAR DHE 160 RASTE ME COVID-19!

Rreth 5000 vaksina arrijnë të mërkurën, e pastaj vijnë pandërprerë, deri në arritje të synimit tonë.

Ndërsa treguesi më i mirë, se situata epidemiologjike në vend për momentin është më e mirë, është edhe numri më i vogël i të hospitalizuarve.

Ajo çfarë na brengos ende, jane vdekjet e të prekurve nga COVID-19.

Beteja vazhdon!

Të ngjashme