Brad Greenberg do të jetë trajner i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll.
Kosova është bërë me trajner të ri. Ai është amerikani, Brad Greenberg. Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Basketbollit të Kosovës, të cilën kanë njoftuar gjithashtu se, Greenberg, do të prezantohet të dielën.
“Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) të dielën (23.04.2017) me fillim nga ora 14:00 në lokalet e saj në Prishtinë organizon konferencë për media. Qëllimi i organizimit të kësaj konference është prezantimi i parë para opinionit të përzgjedhësit të ri të Përfaqësueses A të Kosovës, strategut të mirënjohur nga SHBA, Brad Greenberg”, thuhet në njoftimin e FBK-së.
Kosova është pa trajner prej muajit tetor të vitit të shkuar, kur Arben Krasniqit i skadoi kontrata me FBK-në. Krasniqi e udhëhoqi Kosovën në eliminatoret e “Eurobasket 2017”.
Në këto eliminatore Kosova përfundoi e fundit në grup pa asnjë fitore. Pësoi humbje të dyfishta nga Sllovenia, Ukraina dhe Bullgaria.