Kosova me trajner të ri

Prishtinë | 27 Dhj 2016 | 17:22 | Nga

Federata e Boksit e Kosovës (FboxK) i ka zgjedhur trajnerët e Përfaqësueses, në konkurrencën e meshkujve dhe në atë të femrave, në mbledhjen e fundit të Bordit të kësaj Federate, të mbajtur së fundmi.

Me këtë rast, siç njofton zëdhënësi, Latif Demolli, shtëpia e boksit kosovar e ka zgjedhur trajnerin Shefki Bogujevci si selektor të seniorëve, kurse trajneri i suksesshëm në arenën ndërkombëtare me Donjeta Sadikun, Besim Brahimi, është zgjedhur selektor në konkurrencën e femrave.

FboxK gjithashtu njofton se selektorin e boksierëve juniorë dhe të rinj, ky institucion do t’i emërojë në mbledhjen e ardhshme të Bordit, e cila do të mbahet gjatë vitit 2017.

Boksi kosovar synon suksese të reja gjatë vitit që po vjen, ku e presin shumë aktivitete. Pa dyshim, suksesi më i madh i boksit kosovar ishte titulli i kampiones së Evropës për të reja, që e fitoi boksierja nga Gollaku, Donjeta Sadiku.

brahimi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme