Kosova t’u kthehet aleatëve – AAK-ja pas mbledhjes së Kryesisë

Prishtinë | 07 Sht 2023 | 19:38 | Nga Ekonomia Online

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje të kryesisë ku pas përfundimit të saj ka lëshuar një komunikatë për medie.

Në komunikatë thuhet që Kosova mund të mbijetojë, të forcohet e të prosperojë vetëm me njerëz të vërtetë. Eksperimentet me platforma e ide, pa të vërtetën dhe pa njerëzit e vërtetë, vetëm sa e zgjasin agoninë tonë.

“Ata që sot provojnë të ecin përpara duke mos e përfillur aleatin kryesor të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, Amerikën, nuk janë të vërtetët. Prandaj Kosova duhet të kthehet në kursin e vet të vërtetë e t’u kthehet aleatëve të ve”, thuhet tutje në komunikatë

Komunikata e plotë:

Ajo mund të mbijetojë, të forcohet e të prosperojë vetëm me njerëz të vërtetë. Eksperimentet me platforma e ide, pa të vërtetën dhe pa njerëzit e vërtetë, vetëm sa e zgjasin agoninë tonë.

Dhe e vërteta për Kosovën sot është përfshirja e njerëzve të vërtetë në vendimmarrje për vendin.

Kosova ka mbërritur këtu ku është sot, vetëm falë njërëzve të vërtetë, në të gjitha fazat e një lufte shekullore, deri në lirinë e plotë dhe në krijimin e shtetit.

Dhe e vërteta e jonë është paqëndrueshme pa anëtarësimin e Kosovës në NATO, e kjo nuk bëhet pa aleatët strategjikë, Amerikën dhe demokracitë tjera perëndimore.

Ata që sot provojnë të ecin përpara duke mos e përfillur aleatin kryesor të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, Amerikën, nuk janë të vërtetët.

Prandaj Kosova duhet të kthehet në kursin e vet të vërtetë e t’u kthehet aleatëve të vet.

Ata që e zvarrisin marrëveshjen përfundimtare për njohje me Serbinë, me lloj-lloj marifetesh e justfikimesh, e me zgjidhje qesharake për veriun e vendit, e kanë me hile. Ata i janë futur një misioni të pamundshëm, rikthimin e Kosovës në pikën zero.

Është detyrë e secilit prej nesh, që qysh sot të zhbllokohet gjendja e krijuar në veri dhe të përmbyllet kapitulli i marrëveshjes finale me Serbinë dhe kjo nuk mund të bëhet me njerëzit që nuk janë të vërtetët.

Të ngjashme