Kosova U-21 mëson kundërshtarët për kualifikimet në Kampionatin Evropian

Prishtinë | 02 Shk 2023 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës për grupmoshat U-21, ka mësuar sot kundërshtarët për kualifikimet në Kampionatin Evropian, “Euro 2025”, që do të mbahet në Sllovaki.

52 ekipe pjesëmarrëse janë ndarë në nëntë grupe. Kosova është renditur në Grupin D së bashku me Gjermaninë, Poloninë, Izraelin, Bulgarinë dhe Estoninë.

Ndeshjet e fazës së grupeve do të zhvillohen gjatë mesit të muajit mars të këtij viti dhe gjatë muajit tetor të vitit të ardhshëm.

15 ekipe do të kualifikohen tutje nga faza e grupeve, së bashku me Sllovakinë që kualifikohet direkt si mikpritëse e Kampionatit Evropian.

Ndryshe nga Kosova, Shqipëria ndodhet në Grupin E, ku kundërshtarë do të ketë Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë.

Finalja e Kampionatit Evropian do të mbahet në Sllovaki gjatë verës së vitit 2025.

Të ngjashme