Kombëtarja e Kosovës iu ka rikthyer sot stërvitjeve në stadiumin “Fadil Vokrri”, në prag të ndeshjes së radhës në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Irlandës së Veriut.
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se në stërvitjen e sotme ekipi ka punuar me intensitet jo aq të lartë.
Përzgjedhësi, Alain Giresse thuhet se ka punuar edhe në aspektin mental, në mënyrë që futbollistët të përqendrohen plotësisht te sfida e radhës dhe ta lënë prapa shpinës zhgënjimin e humbjes së pësuar ndaj Greqisë.
Kosova nesër e zhvillon stërvitjen e fundit para duelit të radhës, në orën 17:30 në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa paraprakisht në orën 17:00 do të mbahet konferenca për media.
Ndryshe, “Dardanët” me Irlandën e Veriut do të përballen më 9 qershor.