Pas dy barazimeve me Austrinë U19 dhe Hungarinë U19, Kosova U19 është deklasuar nga Sllovenia U19 me rezultat të thellë 1-4.
Kosova U19 ka pasur një paraqitje tepër të dobët sonte kundër Sllovenisë U19 duke humbur me rezultat të thellë 4-1.
Pjesa e parë ishte e baraspeshuar por goli për sllovenët erdhi në minutën e 40’të nga penalltia në minutën e 40’të ku shënoi Matko Aljosa, ndërkaq pas dy minutave rezultatin e dyfishoi Nik Prelec.
Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë e këtij takimi.
Në pjesën e dytë Kosova reagoi dhe arriti që të ngushtoi epërsinë me Gentrit Limanin në minutën e 54’të.
Por, lojtari në formë i Sllovenisë që shënoi het-trik sot, Alijosa shënoi dy gola të radhës, një në minutën e 56’të dhe një tjetër në minutën e 88.
Me këtë humbje Kosova U19 është në vendin e katër, derisa në vendin e parë është Sllovenia më 4 pikë, e pësuar nga Hungaria U19 dhe Austria U19.
Me këtë humbje Kosova U19 e përfundon aventurën e saj në Elite Round më 2 barazime dhe një humbje në vendin e fundit.