Kosova U19 fitore spektakolare ndaj Spanjës U19

Prishtinë | 16 Nën 2024 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U19 ka shënuar një fitore të madhe në “Fadil Vokrri” ndaj Spanjës U19.

“Dardanët” ishin duke humbur 0:2 por arritën ta përmbysin rezultatin, dhe shënuan fitore spektakolare në minutat e fundit me rezultatin 3:4.

Golin në minutat e fundit për t’ia siguruar tri pikë Kosovës e shënoi futbollisti i Llapit, Elvir Gashijani.

Golat e tjerë për Kosovën i shënuan: Grabovci, Gashi dhe Jimenez (autogol).

Me këtë fitore, Kosova shkon në kuotën e tri pikëve në pozitën e dytë. “Dardanët” ndeshjen e fundit e zhvillojnë ndaj Ishujve Faroe U19.

Të ngjashme