Kombëtarja U19 në konkurrencën e femrave e ka zhvilluar stërvitjen e parë në Antalya, ku është akomoduar për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian, që në verën e vitit 2020 do të mbahet në Gjeorgji.
Kosova bën pjesë në Grupin 12 të këtyre kualifikimeve së bashku me Turqinë nikoqire, Hungarinë dhe Danimarkën, njofton FFK.
Të përzgjedhurat e Kushtrim Munishit ndeshjen e parë do ta zhvillojnë, të mërkurën, më 2 tetor kundër Danimarkës , në orën 13:30.
Ndërkohë, ndeshjen e dytë Dardanet do ta luajnë më 5 tetor, në orën 13:30 kundër Hungarisë, derisa më 8 tetor e luajnë ndeshjen e fundit kundër Turqisë, në orën 16:00.
Kualifikimin tutje në rrethin elitë e sigurojnë dy skuadrat e para në renditjen e secilit grup, si dhe katër skuadrat e vendeve të treta në grupe më bilancin më të mirë.
Lista e futbollisteve
Elmedina Avdili
Fortesa Berisha
Erjona Emërllahu
Albulena Fejza
Donika Grajqevci
Elsona Krasniqi
Jessica Lazri
Bleona Mehmeti
Lumbardha Misini
Adea Nagavci
Rita Olluri
Gjenifer Pjetri
Anita Racaj
Rrezona Ramadani
Anjeza Rexhepi
Fjona Shabani
Jehona Shala
Leonita Shumolli
Valentina Tërnava
Shkurte Zeqiri.