Kosova U21 ka arritur një rezultat thuajse të pamundur, duke barazuar 0:0 ndaj Gjermanisë U21.
Ekipi i 21-vjeçarëve nga Kosova ia ka dalë të arrijë këtë rezultat befasues.
Me këtë barazim, Kosova U21 renditet në vendin e dytë në klasifikim. Mirëpo, Irlanda dhe Norvegjia janë ekipe që kanë më pak ndeshje të zhvilluara dhe ekipi i të rinjve kosovarë mund të përfundojë deri në vendin e katërt.
Sidoqoftë, barazimi i sotëm të jep idenë se Kosova ka vërtet shpresë.