Kosova U21 sërish në grup me Anglinë e Shqipërinë

Prishtinë | 28 Jan 2021 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Në selinë e UEFA-s në Nyon është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2021 për ekipet përfaqësuese të U21.

Kosova U21 tashmë ka mësuar kundërshtarët për Kampionatin Evropian 2021.

Dardanët e rinj do të luajë në Grupin G, ku sërish do të përballet me Anglinë, Shqipërinë dhe Andorrën, teksa në grup janë edhe Republika e Çekisë dhe Sllovenia.

53 ekipet e përfshira në këto kualifikime do të nisin garën nga muaji mars për 14 vende në Evropian, ku do t’i bashkohen vendet nikoqire, Gjeorgjia dhe Rumania.

Ndërkohë, orari i ndeshjeve nëpër grupe do të caktohet ndërkohë gjatë ditës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme