Kosova uron Turqinë për Ditën e Republikës

Prishtinë | 29 Tet 2020 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla sot në emër të Republikës së Kosovës ka uruar popullin turk për Ditën e Republikës.

Në urimin e Kryediplomates Haradinaj-Stublla, drejtuar popullit dhe institucioneve të Turqisë theksohet se Republika e Kosovës është e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe diplomatik me Republikën e Turqisë.

Shefja e diplomacisë në urimin e saj ka shprehur falënderime të veçanta për mbështetjen e Turqisë në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Pavarësia e Republikës së Kosovës është njohur nga Republika e Turqisë më 18 shkurt të vitit 2008, dhe të njëjtën ditë janë vendosur edhe marrëdhënie diplomatike midis të dyja vendeve.

Të ngjashme