Kryeparlamentari Kadri Veseli ka pritur sot në një takim një delegacion nga landi i Baden Wüttenberg-ut në Gjermani, të përbërë nga përfaqësues të ekzekutivit dhe legjislativit të këtij landi, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Ky delegacion kryesohej nga Gisela Erler, këshilltare shtetërore.
Veseli informoi mysafirët nga Gjermania me zhvillimet e përgjithshme në vend.
Ai theksoi përkushtimin e Kosovës për integrimet evropiane dhe vlerësoi përkrahjen që Gjermania i ka dhënë dhe po i jep Kosovës. Ai shtoi se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të thellohet, duke theksuar nevojën që, në veçanti Landi i Baden Wüttenberg-ut, ta mbështesë Kosovën në edukim profesional sipas modelit gjerman.
Anëtarët e delegacionit nga Gjermania shprehen gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen për Kosovën.