Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, ka zhvilluar stërvitjen e dytë radhazi para sfidës së të mërkurës me Çekinë, raporton EkonomiaOnline.
“Dardanët” të udhëhequr nga trajneri Challandes, nuk i ka penguar as erërat e forta që të tregojnë aftësitë e tyre fizike dhe taktike në “Fadil Vokrri” në kryeqytet, për të dëshmuar se janë 100 për qind të gatshëm ndaj sfidës më të rëndësishme të kualifikimeve për Euro 2020.
Por aty nuk është parë sulmuesi Vedat Muriqi, për të cilin FFK-ja gjatë ditës bëri të ditur se do të mungojë në dy ndeshjet më të rëndësishme, atë kundër Çekisë dhe Anglisë.
Kosova të enjten më 14 nëntor zhvillon ndeshjen me Çekinë në Plzen, ndërsa ndeshjen me Anglinë tri ditë më pas në Prishtinë.