Kosova zyrtarizon dy miqësore në nëntor

Prishtinë | 20 Tet 2022 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës do t’i luajë dy ndeshje miqësore në muajin nëntor.

Lajmi u bë i ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës.

“Dardanët” më 16 nëntor do të përballen me Armeninë, kurse më 19 nëntor luajnë kundër Ishujve Faroe.

Dyja ndeshjet luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Kombëtarja e Kosovës do t’i luajë dy ndeshje miqësore në muajin nëntor, e të cilat do t’i shërbejnë përzgjedhësit Alain Giresse për ta përgatitur ekipin për ciklin e ri kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, që nis në muajin mars të vitit të ardhshëm”, njofton FFK përcjell Klankosova.tv

Të ngjashme