Kosovare Asllani vazhdon të tregojë formë të lartë me Suedinë.
Ajo ka shënuar golin e dytë në kampionatin botëror që po zhvillohet në Francë.
29 vjeçarja realizoi për 2-0 në ndeshjen kundër Tajlandës. Suedia fitoi ndeshjen e parë kundër Kilit me Asllanin që ishte golashënuese edhe aty.
Kampionati botëror aktualisht është në fazën e grupeve dhe në rast të fitores ndaj Tajlandës, Suedia do të kishte 6 pikë nga dy ndeshje.
Në grupin F bën pjesë edhe ShBA-ja.