Skuadra e femrave të Real Madridi sot e ka mposhtur Betisin me rezultat 3-0 në një ndeshje ku në listën e golashënuesve ishte Kosovare Asllani.
Kosovarja po shkëlqen te Galaktiket dhe deri tani ka shënuar 8 gola, duke qenë golashënuesja më e mirë në ligë.
Asllani sot realizoi edhe përballë Betisit.
Ajo shënoi një gol të bukur në minutën e 45-të duke e vulosur fitoren e Realit përballë Betisit.
Real Madridi pas kësaj fitore është ngjitur në vendin e katërt me 16 pikë, derisa Kosovarja është futbollistja kryesore e Galaktikeve.