Kosovare Asllani është zgjedhur Sulmuesja e Vitit nga Federata Suedeze e Futbollit në ceremoninë gala “Fotbollsgalan”.
Asllani sivjet u bë lojtare e Taconit, që tash është pjesë e Real Madridit. Në gjashtë paraqitje në Spanjë ajo ka realizuar dy gola.
Sivjet ajo udhëhoqi edhe Suedinë për të dalë e treta në Botëror. Ajo shënoi tre gola në këtë kampionat.