Dje në fshatin Leshkoshiq të Obiliqit është raportuar për zjarrvënie të arave.
Policia me anë të raportit 24-orësh, ka njofuar se rreth orës 15:00, një person i gjinisë mashkull (kosovar) është arrestuar pasi që i ka vënë zjarrin arës së tij, shkruan lajmi.net.
Më pas, zjarri i ndezur ka përfshirë edhe arën e një personi tjetër, i cili e ka thirrur policinë.
Ai ka bërë të ditur se i janë djegur 15 trupa peme, dhe një pjesë e murit.
Me intervenimin e organeve të rendit zjarri është lokalizuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.