Një 14 vjeçare nga Gjilani dyshohet se u dhunua seksualisht nga dy persona. Njëri 21-vjeçar e tjetri 30. E mitura kishte mbetur shtatzënë dhe njëri nga dhunuesit e saj e detyroi atë që ta abortonte fëmijën. E brenda javës së kaluar edhe një vajzë nga Peja i kishte shpëtuar një tentim dhunimi nga vjehrri i saj. Por ka edhe dhjetëra raste të ngjashme kur vajzat kosovare kanë raportuar dhunimet seksuale në polici.
“Përderisa ata kishin qenë në motel, ajo u detyrua që të kryejë marrëdhënie seksuale edhe me një person tjetër të moshës 30 vjeçare. Kjo ndodhi me kërkesën e Sh.J, 21-vjeçar i cili paraprakisht i kishte kërkuar që të performojë akte të panatyrshme seksuale, me dijeninë dhe nxitjen e tij”. Kështu nisi rrëfimin e tij njëri nga familjet e 14 vjeçares nga qyteti i Gjilanit e cila u dhunua seksualisht nga dy persona.
Me njërin nga ta ajo mbeti shtatzënë por u detyrua që të abortojë fëmijën. Policia për këtë rast tashmë ka arrestuar dy persona. Ndërkohë për hetime se rrjeti mund të jetë i zgjeruar është duke u marrë prokuroria e policia e shtetit. E një 20-vjeçare nga Peja gjatë muajit shtator e ka denoncuar në polici vjehrrin e saj. Kjo me arsyen se ai kishte tentuar që ta dhunojë seksualisht atë.
“Arsyeja që unë kam ardhur në Polici është se tani mua kanë filluar me mu paraqit probleme edhe me vjehrrin tim, i cili një ditë derisa ishte në shtëpi, para ditëlindjes sime me datën — deri sa në shtëpi kam qenë unë e vetme së bashku me djalin e kunatit tim i moshës 3-4 vjeçare, vjehrri im I. më ka puthë në buzë dhe rreth qafës, unë i kam reagu me fjalët se çka je ka bon kështu dhe jam munduar të largohem prej tij”, ka deklaruar R.K në raportimin e saj para hetuesve të cilin e ka siguruar Gazeta Express.
Por rast të ngjashëm, pra kur vajzat kosovare janë dhunuar, ka me dhjetëra në Kosovë. Vetëm gjatë tetë muajve të parë të këtij viti për veprën penale të ‘Dhunimit’ janë paraqitur në organet e hetuesisë 39 raste.
Këto të dhëna ia kanë ofruar Expressit zyrtarë të Policisë së Kosovës. Sipas PK’së dy raste të tjera kanë qenë të dhunimit.
Ndërkohë edhe 38 raste tjera kanë qenë për sulm seksual.
Por kjo nuk është e tëra. Edhe 4 raste të tjera janë raportuar në polici për veprën penale ‘Degradim i integritetit seksual”. Dy raste të tjera kanë qenë për “Keqpërdorim të fëmijëve me pornografi”.
E ndërkohë një incest ka ndodhur përgjatë këtyre muajve të fundit në Kosovë.