Kosova ka marr pjesë me 5 garues në FIA Motorsport Games të cilat po zhvillohen në Marseille të Francës.
Aty morën pjesë plotë 72 shtete nga e mbarë bota duke përfshi të gjitha disiplinat transmeton klankosova.tv.
Kosovarët patën paraqitje të mirë sipas federatës së këtij sporti duke marr parasysh faktin që kjo ishte pjesëmarrja e parë e tyre.
Në disiplinën karting – sllallom, Kosova u përfaqësua nga dyshja prezantua nga Rea Gashi dhe Baran Karabeg.
Të dy garuesit në fund u renditën në pozitën e dhjetë.
Ndërkaq në disiplinën auto sllallom, shtetin e përfaqësuan Ermira Topalli e Valon Jaha që zunë vendin e 9-të.
Gjithashtu në Marseille ishte edhe Visar Gjikolli, i cili garoi në E-Sports dhe pavarësisht faktit që nuk arriti të futej në bllokun final, pati paraqitje të mirë.