Retorika se Kosova është vend thellësisht pro BE dhe pro NATO është një frazë boshe dhe gënjeshtër e madhe për sa kohë që shumica e qytetarëve qartazi janë pro kursit të tanishën politik të qeverisë.
Përgjigja pozitive ndaj NATO-s dhe BE-së në sondazhe nuk ka kurrëfarë vlere kur diçka e tillë nuk shihet në praktikë.
Se Kosova është hipokrite dhe e pasinqertë në pro-perëndimorizmin e vet, këtë gjë më së miri e ka nuhatur prej kohësh Kurti, i cili popullit thjesht po ia jep atë që po e kërkon.
Prandaj të dashtun, mbështeteni kursin e sotëm sa të doni – jetojmë në demokraci – veç aman mos e rreni veten se Kosova është thellësisht pro NATO dhe pro BE.
Ose dëshmojeni të kundërtën në zgjedhje.