Numri i futbollistëve nga Kosova në Kombëtaren e Shqipërisë vazhdon të rritet. Të premten përzgjedhësi i Kombëtares, Christian Panucci, ka shpallur listën për ndeshjen miqësore ndaj Turqisë, ndërsa 14 prej 25 lojtarëve të ftuar janë nga Kosova, nëse këtu përfshihet edhe Berat Gjimshiti, që është nga Lugina e Preshevës.
Lojtarë nga Kosova vazhdojnë të zgjedhin Shqipërinë para Kosovës, dhe këtë së fundi e kanë bërë Astrit Ajdareviq e Ylber Ramadani, shkruan sot Koha Ditore.
Ata janë ftuar nga italiani Panucci për miqësoren ndaj Turqisë që luhet më 13 nëntor në Antalya. Ajdareviq e Ramadani, njëjtë si disa të tjerë më herët, kanë privilegjin që të zgjedhin mes dy përfaqësueseve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës.
Të dy janë nga Kosova dhe përfshirja në Kombëtare shihet si dëshmi për zgjedhjen që kanë bërë tashmë.