Institutit EPIK ka bërë një studim të fundit që e ka quajtur: Destinacioni Schengen.
Në këtë studim të EPIK-ut tregohet statistikisht numri i kosovarëve të cilët kanë aplikuar për vizë Schengen nga viti 2014 deri në vitin 2018, numrin e atyre që u është pranuar viza dhe numrin e atyre që u është refuzuar.
Gjithashtu në këtë studim tregohet se në cilin vend radhitet Kosova sa i përket refuzimit të vizave.
Kosova radhitet më keq në këtë aspekt sesa Egjipti, Guinea-Bissau, Burkina Faso apo Palestina.
Në vitin 2014, saktësisht 74,285 kosovarë kanë aplikuar për vizë Schengen, në vitin 2015 – 80,173 qytetarë, në vitin 2016 – 77,796 qytetarë, në vitin 2017 – 90,475 qytetarë, ndërsa në vitin 2018 90,840 qytetarë.
Ndërsa numri i atyre që kanë fituar vizë ndër vite është i vogël. Në vitin 2014, vizë kanë fituar 46,397 qytetarë, në vitin 2015 – 58,647 qytetarë, në vitin 2016 – 51,604 qytetarë, në vitin 2017 – 61,754 qytetarë, ndërsa në vitin 2018 – 63,424 qytetarë.
Shteti i cili ka aprovuar më së shumti viza për kosovarët është Gjermania që ka pranuar 32,529 aplikantë në vitin 2018, e pasuar nga Zvicra me 30,712 viza dhe Greqia me 6.922.
Më së shumti viza për qytetarët e Kosovës kanë refuzuar Finlanda me shkallë të refuzimit 34,3 për qind dhe Hungaria me 29.9 për qind dhe Sllovenia me 27,1 për qind.
E në këtë pikë, Kosova është më keq sesa Ukraina e Gjeorgjia të cilat së fundmi kanë fituar lëvizje të lirë në Zonën Schengen.
Më poshtë mund ta lexoni studimin e plotë:
Në publikimin e radhës kemi synuar të kuptojmë dhe paraqesim trendët kryesore të aplikimit dhe aprovimit të kërkesave të qytetarëve të Kosovës për vizë Shengen në periudhën 2014-2018. Po ashtu, kemi analizuar më në detaje shkallen e refuzimit të vizave në rastin e Kosovës, pasi që kjo përbënë një nga indikatorë më të rëndësishëm që merret parasysh në kuadër të vendimmarrjes për liberalizimin e vizave.
Viza Shengen është vizë e qëndrimit të shkurtër që lejon mbajtësin e saj të qarkullojë në zonën Shengen. Zona Shengen mbulon 26 vende (“Shtetet Shengen”) pa kontroll kufitar midis tyre. Këto vende janë: Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Zvicra.
Viza Shengen nuk është vizë e cila jap të drejtë pune apo studimi. Viza Shengen është autorizim i lëshuar nga një Shtet i Shengenit i cili mundëson:
Në periudhën 2014-2018, gjithsej 413,569 qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për vizë Shengen. Nga ta 281,826 kanë marrë vizë Shengen.
Në vitin 2018, gjithsej 90,840 qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për vizë Shengen. Nga ta 63,424 kanë marrë vizë Shengen. Shkalla e refuzimit të vizave ishte 21.6%. Në vitin 2018, shkalla e refuzimit të kërkesave të qytetarëve të Kosovës për pajisje me vizë Shengen është përkeqësuar krahasuar me vitin 2017, nga 19.6% (2017) në 21.6% (2018).
Në vitin 2018, më së shumti aplikacione për vizë janë bërë në Gjermani me 32,529 aplikacione, nga cilat u miratuan 25,058, Zvicër me 30,712 aplikacione, nga cilat u miratuan 24,504 dhe Greqi me 6,922 aplikacione, nga cilat u miratuan 6,039.
Në vitin 2018 Kosova ishte në vendin 39 nga të gjitha vendet e botës për nga shkalla e refuzimit të vizave për vizë Shengen. Kështu, Kosova ishte e ranguar më dobët se sa Egjipti, Guinea-Bissau, Burkina Faso apo Palestina të cilët kanë pasur shkallë më të ulët të refuzimit të vizave se Kosova në vitin 2018.
Në veçanti është me vlerë krahasimi i shkallës së refuzimit të vizave të Kosovës me dy vende të fundit që kanë përfituar nga liberalizimi i vizave në vitin 2017 – Gjeorgjia dhe Ukraina. Në vitin 2016, Gjeorgjia kishte shkallen e refuzimit të vizave prej 12.1%, ndërsa Ukraina 3.2%.