Në Gjermani ka nodhur një vrasje e rëndë, një burrë nga Kosova ka vrarë gruan e tij me thikë në sy të fëmijve të tyre.
Burri nga Kosova ka vrarë gruan e tij 33-vjeçare me thikë në sy të 7 fëmijëve të tyre. Sipas policisë, motivet e vrasjes ishte xhelozia.
33-vjeçarja kishte vdekur menjeherë nga plaget e marrura.
Burri i cili është 44 vjeçar, e kishte goditur disa herë me thikë gruan e tij, e cila kishte vdekur menjehrë nga plagët e marrura.
44-vjeçari pasi e kreu aktin makabër shkoi në stacionin e policisë ‘Heilbronn’, raportoi për ngjarjen dhe u arrestua pa bërë rezistencë.
Policia kishte shkuar menjeherë në banesën e tyre ku kishte gjetur gruan pa shenja jete dhe 7 fëmijet e tyre të cilët fatmirësisht ishin shendosh e mirë.
Fëmijët u moren nën kujdesjen e urgjencës dhe zyrës së mirëqenies së të rinjve ne Heilbronn.
Burri, me kombësi kosovare, do të dënohet nga gjykata, e cila lëshoi një urdhër arrest për vrasje me kërkesë të prokurorit të Heilbronn.
44-vjeçari u dërgua nënjë institucion korrektues, deri në vendimin tjetër nga Prokuroria.