Një kosovar 48 vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në vendin e tij të punës një Val Cavargna të provincës së Komos.
Mediat italiane raportojnë se aksidenti i rëndë ka ndodhur gjatë punës së në afërsi të provincës Cavargna me ç`rast 48 vjeçari ka rënë nga një lartësi prej dy metra e gjysmë në një gropë.
Ekipi mjekësor ka konstatuar se Zyber Curri ka vdekur në vendin e ngjarjes. Policia italiane është duke e hetuar rastin, ndërsa prokurori i Comos ka hapur hetim për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Familja e 48 vjeçarit kishte shkuar në Itali gjatë periudhës së luftës në Kosovë.