Kosovari i arrestuar në Serbi, MPJD: Kemi njoftuar BE-në dhe vendet e Quint-it

Prishtinë | 15 Gus 2026 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se do të vazhdojë monitorimin e afërt të rastit të shtetasit të Kosovës, Dukagjin Maxhuni, ndaj të cilit autoritetet e Serbisë kanë iniciuar procedurë penale.

Përmes Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, MPJD-ja ka njoftuar Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi dhe ka dërguar notë verbale te misionet diplomatike të vendeve të Quint-it, me qëllim të sigurimit të angazhimit ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së Maxhunit.

Sipas ministrisë, ambasadori i Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e të arrestuarit.

Të ngjashme