Një kosovar 42-vjeçar i cili mësohet se ka kryer një sërë vjedhjesh, me 16 dhjetor ka arritur të arratiset nga burgu para seancës kryesore në gjykatën rajonale në Wels, Por, pas me shumë se pesë javësh, me datën 25 janar ai u arrestua sërish nga policia austriake. “Ai u gjet dhe u arrestua në një lagje në Haid”, tha policia të shtunën, përcjell albinfo.at
Kosovari ndodhet në paraburgim për shumë krime, të cilat dyshohen se janë kryer midis muajve prill dhe korrik të vitit 2021, kryesisht në rrethin Vöckabruck. Në njëmbëdhjetë vjedhjet e dyshuara, 42-vjeçari akuzohet se ka vjedhur para dhe bizhuteri me vlerë. Poashtu ai dyshohet se vodhi edhe çanta dore, parfume dhe laptopë. Në një ndërtesë banimi ai hapi një kasafortë në muri. Vetëm një pjesë e mallit të vjedhur është siguruar dhe iu është kthyer pronarëve, shkruan nachrichten.at.
Rastet delikte të tij nuk përfundojnë vetëm me vjedhje. Siç raporton policia, ai mund të ketë qenë edhe mashtrues. Për të thuhet se i ka marr shuma të mëdha parash nga bashkatdhetarët duke i mashtruar si pronarë firme dhe duke ndërmjetësuar kinse në hapjen e bizneseve të reja.