Një 30 vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia në Oberkulm në kantonin e Aargaut në Zvicër.
Ai kishte tentuar që nëpërmjet një telefonate ta mashtronte një grua të moshuar duke u prezantuar si polic i rrejshëm.
“Hajdutët janë afër dhe po kërkojnë pasurinë tuaj”, i kishte thënë ai gruas së moshuar.
Por, ajo ishte në dijeni të mashtrimit veçse ishte bërë se e besonte këtë.
Telefonuesi i kishte thënë asaj se për të mbrojtur paratë e saj, duhej t’ia dorëzonte paratë menjëherë “policisë”, raporton Polizeinews.ch përcjell Klankosova.tv.
Gruaja e moshuar është telefonuar të hënën në drekë, më 15 nëntor 2021.
Shumë shpejt pas kësaj, një i ri tashmë po qëndronte te dera e shtëpisë së gruas së moshuar.
Gruaja e kishte njoftuar policinë rajonale, dhe hetuesit civilë nga policia kantonale tashmë ishin gati.
Ata më pas e arrestuan të dyshuarin.
30 vjeçari nga Kosova i cili jeton në Gjermani, dyshon të jetë një anëtar i një bande mashtrimi, i cili ishte angazhuar të mblidhte sendet me vlerë, në rolin e korrierit.
Policia e Aargau ka nisur hetimet ndaj tij.
Mashtruesit telefonikë që prezantohen si policë janë bërë sërish shumë aktivë, veçanërisht gjatë fundjavës.
Policia e kantonit ka regjistruar raporte të shumta për thirrje të tilla.