Një person ka thënë se të dielën në fshatin Rudarë derisa ishte duke lëvizur me veturë ka hasur në barrikadë, me ç’rast disa protestues i kanë dëmtuar veturën dhe i kanë marrë dy targat e saj.
Në raportin e policisë thuhet se nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe se rasti nën hetime, transmeton KlanKosova.tv.