Një përleshje fizike ka ndodhur në një klub nate në Klinë, mes dy vajzave, njëra kosovare e tjetra serbe. Policia i ka arrestuar dhe i ka dërguar në mbajtje.
Përmes raportit 24 orësh, policia bën të ditur se rasti ka ndodhur dje pas mesnate.
Dy të dyshuarat, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti po vazhdon të hetohet.
Njoftimi i plotë i policisë:
Fsh. Gremnik, Klinë 30.11.2019-00:10. Janë arrestuar dy të dyshuara femra Kosovare (njëra shqiptare dhe tjetra serbe), pasi që të njëjtat në gjendje të dehur në një klub nate janë përfshirë në rrahje mes veti. Me vendim të prokurorit, të njëjtat janë dërguar në mbajtje./