Kombëtarja e Kosovës nis fushatën kualifikuese të Botërorit “Katar 2022” në ndeshjen kundër Suedisë në Fadil Vokrri nesër në ora 20:45. Por, cila është vlera e ekipeve?
Vlera e përgjithshme e lojtarëve të ftuar nga Bernard Challandes për ndeshjet e marsit është 77 milionë e 400 mijë euro.
Në tjetrën anë, lojtarët e Suedisë së bashku vlejnë 198 milionë e 700 mijë euro.
Megjithëse kanë disa yje të cilët dukshëm e rrisin vlerën, Suedia ka një numër të madh lojtarësh që vlejnë më pak se lojtarët tanë më të shtrenjtë.
Vetëm katër futbollistë vlejnë më shumë se yjet tanë, Vedat Muriqi, Amir Rrahmani dhe Milot Rashica.
Ata janë Dejan Kulusevski [45 milionë], Alexander Isak [30], Victor Lindelof [24] dhe Emil Forsberg [20].
Vlera e Muriqit, Rashicës dhe Rrahmanit [që nuk do të luajë në ndeshjen e nesërme] është 18, dhe 12 milionë respektivisht.
Kjo nënkupton se 19 futbollistë të kombëtares së Suedisë vlejnë më pak se sa treshja kosovare e lartpërmendur. Dy lojtarët që vlejnë më së paku janë Mikael Lustig dhe Pierre Bengtsson me vetëm nga 500 mijë.
Te Kosova më së paku vlejnë Samir Ujkani, Flamur Kastrati dhe Lirim Kastrati [mbrojtësi] me 200 mijë euro.