“Dardanët” do ta presin Turqinë në ndeshjen e pestë kualifikuese të Botërorit 2023 në hendboll
Kosovën e pret sonte një ndeshje e vështirë në hendboll.
“Dardanët” do t’i bëjnë konak Turqisë, në ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2023.
Verdhekaltrit vijnë nga dy humbje të pësuara nga Greqia ditë më parë.
Ata aktualisht e zënë vendin e fundit në Grupin 1 me vetëm një pikë, shkruan “Gazeta Express”.
Hendbollistët e Kosovës janë të vetëdijshëm se do të jetë e vështirë të mposhten turqit.
Por, ata zotohen se do ta japin më të mirën nga vetja për t’i gëzuar tifozët.
Ndërkaq, Kosova e mbyll kampanjën kualifikuese të Botërorit 2023 me ndeshjen e së shtunës ndaj Belgjikës në udhëtim.
Pikërisht ndaj belgëve, “Dardanët” e kishin shijuar pikën e parë dhe të vetme në këto eliminatore.
Ndeshja e sontme e Kosovës me Turqinë do të fillojë në orën 19:15.