Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e dyë (TM2) të vitit 2016.
Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) në tremujorin e tretë (TM3) 2016 u ngrit për 0.2%, krahasuar me TM2 2016. Rritjet më të madhe ishin te; kategoria e energjisë prej (0.7%); materialet hidro-sanitare (0.7%); makineritë (0.5%); materialet elektrike (0.3%); materialet ndërtimore (0.2%); dhe kostot e tjera (0.1%).
Kurse, Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) në TM3 2016 pësoi rënie prej
(-1.9%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2015). Rënia më e madhe u vërejt të kategoritë: makineria (-33.3 %); energjia (-15.9 %); materialet ndërtimore (-0.8%); dhe materialet elektrike (-2.4%).
Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve te: kategoria e materialeve hidro-sanitare (1.5%); makineritë (3.6%); dhe kostot e tjera (0.2%).