Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) ka njoftuar se implementimi i investimit në vlerë të përgjithshme prej rreth 33 milionë euro për përmirësimin e infrastrukturës së transmetimit të energjisë elektrike në Kosovë, Faza IV dhe V, po i afrohet finalizimit.
“Gjatë muajit dhjetor 2016 një pjesë e theksuar e pakos së projekteve në kuadër të fazës IV dhe V kanë përfunduar sipas afatit të paraparë kontraktual, gjegjësisht më herët se që është paraparë me kontratë si rezultat i angazhimit maksimal nga ekipet punuese dhe menaxhuese si dhe implementuesit e projekteve”, thuhet në komunikatën e KOSST-it.
KOSST ka bërë me dije se gjatë muajit dhjetor 2016 janë lëshuar në punë linja e dyfishtë e tensionit të lartë 110 kV që lidhë Nënstacionet Peja 1 me Peja 3 me gjatësi të përgjithshme prej 26 km, nga e cila 24 km linjë ajrore dhe 2 km linjë kabllore nëntokësore. Kjo njëherit përbën linjën e parë nëntokësore të tensionit të lartë 110 kV në Kosovë dhe zëvendësimi i përçuesve mbrojtës në linjat transmetuese interkonektive me kabllo optike – OPGË në gjatësi totale rreth 54 km. -sistemi i stabilimenteve të teknologjisë moderne GIS (Gas Insulated Sëitchgear) në NS Peja 1. -është instaluar dhe energjizuar transformatori i dytë me fuqi 300 MVA në Nënstacionin 400/110 kV Peja 3-është instaluar dhe energjizuar transformatori i dytë me fuqi 300 MVA në Nënstacionin 400/110 kV Ferizaj 2.
“Implementimi i projekteve në fjalë po mundësohet përmes kredisë komerciale afatgjate që KOSTT sh.a e ka siguruar nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfË) me kushte kredituese të buta në vlerë prej € 23,5 milion, financimin shtesë në formë granti nga Komisioni Evropian në vlerë prej € 7.3 milion përmes programit IPA dhe 2.1 milion nga buxheti i KOSTT”, thuhet në komunikatën e KOSST-it.
Implementimi i projekteve në kuadër të fazës IV dhe V ka një impakt të madh në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit dhe krijon mundësi për zhvillimin ekonomik dhe të potencialit të turizmit për rajonin e Pejës, Istogut dhe Ferizajt.
Projekti “Përmirësimi i Rrjetit të Transmisionit, Programi IV dhe V i Sektorit”, përbëhet nga 4 (katër) LOT-e: Nënstacionet – i cili po implementohet nga kompania austriake SIEMENS (Austri), Transformatorët – i cili po implementohet nga kompania kroate Konçar Poëer Transformers, Linjat e Transmisionit – i cili po implementohet nga kompania kroate Dalekovod (Zagreb) dhe Rehabilitimi i 19 nënstacioneve – i cili po implementohet nga kompania SIEMENS (Austri)
“Finalizimi i përgjithshëm i projekteve në kuadër të fazës IV dhe V pritet të kompletohen nga mesi i vitit 2017”, thuhet në komunikatën e KOSST-it.