Janez Kopaç, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, në raportimin para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Tregti dhe Industri, tha se Kosova duhet të bëjë sa më shpejtë rregullatorin e energjisë, pasi sipas tij tregu energjetik nuk funksionin pa këtë rregullator, raporton Ekonomia Online.
“Kosova është në nivel të lartë dhe ka bërë pakon e tretë të energjisë, Kosova dhe Qeveria juaj ka shkruar që do bëhet e fuqishme menjëherë por nuk ka pas periudhë transitor, ju duhet të bëni ligjet, ligji nuk është zbatuar në fillim, një problem që ka dalë është autoriteti rregullator, ju si parlament duhet të përpiqeni ta tejkaloni këtë situatë të institucionit që nuk funksionon”, ka thënë Kopaç.
Sipas tij bllokada që sistemi operativ i Serbisë po i bënë KOSTT, po e pengon që të behët anëtare ndërkombëtarë me vendet e tjera.
“Bazuar në pakon e tretë të energjisë kosto duhet të jetë i certifikuar. Kjo bllokadë që sistemi operativ i Serbisë është duke e bërë ndaj KOSTT. KOSTT nuk po mund të bëhet partner ndërkombëtar për shkak të Serbisë, dhe bashkëpunimi me vendet tjera. Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi është bashkëpunim i themeluar dhe funksionon mirë , por edhe me Shqipërinë mund të funksionojë më mirë”, ka shtuar ai.
Ai thotë se rregullatori është institucioni më i rëndësishëm në mbrojtjen e tregut të lirë, problemin është se me bllokadën nga prilli i 2017 nuk është caktuar një komision, prandaj sipas tij Kosova duhet ta tejkaloni sa më shpejtë këtë, derisa shton se tregu i energjisë nuk mund të funksionojë pa një rregullator
Kopaç tha se në ripërtëritjen e burimeve të energjisë Kosova nuk ka shënuar progres të madh në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit.
“Burimet e ripërtritshme është një nga obligimet, këtu nuk ka pas progres të madh në Kosovë. Në praktikë nuk është duke funksionuar dhe çdo vend në komunitetin e Energjisë duhet të përcaktohet si të arrini targetin 20:20”.
Sipas tij, Kosova Ukraina dhe Maqedonia janë vendet që kanë më së paku burime të ripërtritshme.
“Ju si vend e keni miratuar planin e veprimit për efikasitet të energjisë, kjo është një fushë ku ju keni shumë potencial, 50 milionë dollarë janë ndarë për marrjen e efikasitetit të energjisë në banesa private dhe asnjë shtet nuk ka pas kaq shumë para për këtë pjesë”, potencoi Kopaç.
Ai thotë se secili vend duhet të krijojë për 90 ditë të përdorimit rezerva të naftës
“Dikush duhet të krijojë këto rezerva dhe ti paguajë këto rezerva. Serbia e ka bërë këtë, Mali i Zi dhe Kosova nuk ka filluar ende me këtë. Kosova nuk do të përmbush obligimet në këtë kohë të caktuar por duhet të filloni më shpejtë për këtë”, shton ndër të tjera ai.
Gjatë raportimin para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, duke ju drejtuar Kopac tha se “E përmendet që Kosova ka vonesa të thelluara në vonesën për energji të ripërtritshme, që është e fundit ose e parafundit sa do të ndikonte në kresitin e përgjithshëm të Kosovës si shtet krijimi i një ngrohtore me biomasë”?
E lidhur me këtë Kopac tha se fatkeqësisht ky sistem i ngrohjes ende nuk është finalizuar, procesi është duke ecur.
“BE-ja e ka paraparë një bashkëfinancim të mjaftueshëm të këtij projekti. Ky termocentral i ri është shumë i mirë, kam vetëm fjalë të mira. sepse Përdor burime të ripërtritshme përdor biomasë sjell vonesa të reja të punës, dhe është e pastër në aspektin mjedisor dhe nuk është relativisht shumë e kushtueshme. Ndotja e ajrit është me ulët çmimi i ngrohjes është më i lirë dhe të gjithë janë të kënaqur me këtë projekt”, ka përfunduar ai.