Pas një vit e gjysmë vështirësi, Niko Kovaç është përshëndetur nga Bayern Muencheni, me një titull të fituar të Bundesligës dhe një Kupë të Gjermanisë.
Momenti ndoshta ka zënë disa njerëz në befasi, por vendimi i dhënë të dielën mbrëma nuk është befasues.
Një ditë më herët, Bayerni i fuqishëm pësoi 5:1 në udhëtim nga Eintracht Frankfurti, duke regjistruar si humbjen më të rëndë ashtu edhe startin më të dobët në një dekadë.
Me vetëm një fitore në katër ndeshjet e fundit në ligë dhe me skuadrën e goditur nga lëndimet dhe po ashtu pakënaqësitë, pajtimi në mediumet gjermane të hënën ishte se Bayerni nuk kishte zgjedhje tjetër. Kovaçi duhej të largohej, shkruan sot Koha Ditore.
Kërkimi për pasardhës ka nisur, por pak janë duke shikuar të vallëzojnë në “varrin” e kroatit. Revista “Kicker” e ka përshkruar shkarkimin e Kovaçit si “çlirim”, ndërsa “Sueddeutsche Zeitung” e ka përshkruar si “akt të fundit të mirësisë”.
Kovaç vet, që kishte ofruar dorëheqjen vetëm pak orë pasi kishte premtuar të vazhdojë të luftojë, ka pranuar se ishte “vendimi i duhur” për klubin.
Ndonëse ishte e pashmangshme, ka edhe një ndjenjë trishtimi nga jashtë se 48-vjeçari përfundimisht ka humbur një lojë që dukej e kurdisur kundër tij.