Me gjashtë vota për, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ndërsa riemëroi Agron Qalaj në këtë pozitë, raporton Ekonomia Online.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme i pranishëm nuk ishte vet Kelmendi, për shkak se nuk gjendej në Kosovë, por kërkesën e tij për lirim nga pozita e ka lexuar Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj.
Në letrën e dërguar, Kelmendi ka thënë se kërkesa për lirim nga pozita erdhi si një reflektim i vullneti të tij për të mbështetur reformën në sistemin prokruorial dhe për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes në Këshill
“Të nderuar anëtarë të KPK siç jeni në dijeni në Aktgjykimin e Gjykatës Supreme AA nr 124/2025 është anuluar vendimi KPK-së i datës 20.11.2025. Ndërsa me aktvendimin Gjykatës së Apelit me 19.12.2025 është konfirmuar se çështja e ngritur sipas padisë në Gjykatën Themelor të Prishtinës është çështje e gjykuar sipas aktgjykimit … bazuar në vendimet e sipërme gjyqësore dhe situatën e krijuar në KPk pas nxjerrjes së vendimit të anuluar nga Gjykatës Supreme përmes këtij email zyrtar ua përcjell kërkesën time për të më liruar nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit të cilën detyrë e kam ushtruar nga data 22 prill 2022. Përmes kësaj kërkese ua rikujtojë dhe njëherë juve dhe gjithë qytetarëve se unë kam aplikuar fare për pozitën e Kryeprokurorit të Shteti dhe në asnjë rast nuk kam shpreh interesim për të marrë as pozitën e ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit. Përkundrazi është kërkesë e anëtarëve të Këshillit që unë ta pranojë këtë detyrë deri në zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shteti dhe si rezultat i këtyre kërkesave me datë 22 prill 2022 në mënyrë unanime nga gjithë anëtarë e Këshillit të jam caktuar si ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit. Andaj, pas analizimit të të gjitha rrethanave dhe situatës së krijuar në në Këshillin Prokurorial dhe në veçanti pas shpallës së aktvendimit të Supremes me 16.12.2025 konsideroj që është arritur vendosja e ligjshmërisë dhe respektimi i standardeve ligjore të parashtruara me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në fuqi. Kjo arritje nuk është vetëm e i maj por e gjithë individëve, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtar që kanë kërkuar respektimin ligjshmërisë. Kërkesa ime për t’u liruar nga pozita e Ushtruesit të Detyrës nga pozita e Kryeprokurorit të Shtetit është një reflektim i vullneti tim për të mbështetur reformën në sistemin prokruorial dhe për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes në Këshill. Andaj, shpresoj edhe besoj që gjithë ju anëtarët e Këshillit do të gjeni forcën dhe vullnetin jo vetëm për të më aprovuar kërkesën time por edhe për të krijuar kushte normale për funksionimin e sistemit prokurorial. Krejt në fund, unë si Prokuror në zyrën e Kryeprokurorit të shtetit do të punojë me përkushtimin tim më të madh në të mirën e sistemit prokurorial, i pavarur, i paanshëm, dhe profesionalizëm ashtu siç më ka vlerësuar KPK kur më ka propozuar të marrë çmimin e heroit Sali Cekaj”, thuhet nw letrwn e Kelmendit lexuar nga Hajdaraj.
Më pas, ai propozoi që në pozitën e u.d Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet Agron Qalaj. Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.
Anëtari i KPK-së, Dardan Vuniqi ka falënderuar Kelmendin për punën dhe angazhimin e tij.
“Më lejoni të falënderoj ish ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Vesim Kelmendi për punën, angazhimin, konsistencën,, natyrisht edhe betejat e fituar ndaj Këshillit pjesë e të cilit jam unë. Deri sot pa rezervë e kam mbështetur për punën dhe rrugëtimin e përbashkët me zotin Kelmendin, unë ruaj kujtime të mira, angazhim institucional, vlera të përbashkëta në të mirë të sistemit prokrurorial. Mendimet e diversitetin që kemi pasë këtu në KPK e kemi shprehur me qëndrim tonin dhe vota, madje madje edhe me daljen nga ky këshill, pikërisht dhe unë sepse kam menduar që vendimi ndaj tij nuk është i drejtë dhe meritor. Megjithatë reflektimi i tij më solli në këtë sallë. Meqë ai ka hapur rrugë, konsideroj që jo vetëm reforma në drejtësi dhe sfidat që ndodhim, kalohen vetëm me dialog dhe qëndrimet tona të përbashkëta”, tha ai.
Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj ka shprehur falënderimin për Kelmendin.
“Shprehim falënderimin tonë të sinqertë dhe mirënjohjen tonë për zotin Kelmendi, prokurorit të shtetit për përkushtimin, profesionalizmin dhe përgjegjësinë e treguar gjatë ushtrimit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit për më shumë se tre vite”, tha Hajdaraj.
Më pas, ai propozoi që në pozitën e u.d Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet Agron Qalaj. Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.
“Votoj kundër që zoti Qalaj të jetë u.d Kryeprokuror i Shtetit për shkak të kërkesave të mia që i kam bërë në drejtim të zotit Qalaj të mos ishte pjesë e KPK-së derisa të shqyrtohet çështja e Kelmendit”, tha Vuniqi.
Më pas, Këshilli caktoi Qalajn si u.d Kryeprokuror i Shtetit dhe ky vendim hyn në fuqi sot.