Petrit Kryeziu caktohet ushtrues detyre i Kryeprokurorit në Prizren

Prishtinë | 27 Gus 2024 | 11:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), të martën në takimin e 252-të, ka miratuar dorëheqjen e Admir Shalës nga pozita e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, raporton Ekonomia Online.

Pas miratimit të dorëheqjes nga pozita e kryeprokurorit, Shala është kthyer në pozitën e prokurorit në Prokurorin Speciale të Kosovës.

Ndërkaq, për pozitën e kryeprokurorit të Prizrenit, KPK ka caktuar për ushtrues detyre prokurorin, Petrit Kryeziun. Kryeziu u caktua në këtë pozitë me propozim të ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit, Besim Kelmendi, i cili tha se për bazë ka marrë performancen e lartë që ai ka treguar si prokuror deri me tash.

“Konstatojmë se është miratuar dorëheqja e kryeprokurorit Radmi Shala nga pozita e kryeprokurorit në Prizren. E falënderojmë për kontributin që ka dhënë në Prizren. Unë kam marr një listë të prokurorëve dhe e kam pa që nga të gjithë kandidatët, Petrit Kryeziu është më i vlerësuari dhe nuk ka asnjë masë disiplinore të shqiptuar dhe mendoj që është prokuror me perspektivë dhe që mund të jap kontributin e mjaftueshëm dhe propozimi është që ky prokuror të caktohet deri në zgjedhjet e tjera. Detyra e tij do të fillojë 27 gusht deri në zgjedhjet e konkursit të ri”, u shpreh Kelmendi.

Të ngjashme