Zëvendëskryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Dardan Vuniqi, dhe anëtari i KPK-së, Visar Krasniqi, kanë pritur në takim një delegacion të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
Në takim është diskutuar për forcimin dhe avancimin e sistemit prokurorial, me theks të veçantë te rekrutimi i prokurorëve të rinj dhe rritja e kapaciteteve njerëzore.
Palët kanë vlerësuar nevojën për promovimin e konkursit për prokurorë të rinj, në mënyrë që të inkurajohen kandidatët e kualifikuar për të aplikuar.
Pozitivisht është vlerësuar edhe rezervimi i dhjetë pozitave për pjesëtarët e komunitetit serb, si pjesë e përfaqësimit të komuniteteve në sistemin prokurorial.
KPK dhe përfaqësuesit e BE-së janë pajtuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe komunikimit të rregullt, me synim forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e efikasitetit të sistemit të drejtësisë.