KPK-ja përzgjedh anëtarët e Task-forcës për krimet e luftës

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 10:56 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Task-forca për krimet e luftës do të ketë tre anëtarë, raporton Ekonomia Online. Kjo u vendos  në mbledhjen e radhës të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

Nga KPK-ja përfaqësues do të jetë zëvendëskryetari Arben Ismaili; nga zyra e Kryeprokurorit të Shtetit prokurorja Drita Hajdari; nga Policia e Kosovës Fadil Gashi drejtor për Hetimin e Krimeve të Rënda.

Kurse anëtarë të grupit monitorues për zbatimin e Strategjisë për krimet e luftës do të jenë: kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi; kryesuesi i KPK-së Bahri Hyseni;  nga Policia e Kosovës drejtori i Departamenit për Hetim Riza Shillova; nga Ministria e Drejtësisë Afrim Kasolli, këshilltar politik si dhe një përfaqësues i BE-së që mbetet të caktohet.  

Kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni, tha se pas mbledhjes së parë së të mërkurës ka mbetur vetëm ka mbetur që të votohen anëtarët e Task-forcës dhe grupit monitorues.

“Siç e dini pas aprovimit të strategjisë dhe takimit që kemi pasur të mërkurën sipas strategjisë obligohemi të krijojmë Task-forcën dhe një grup monitorues, andaj në takimin e fundit jemi pajtuar gjithë dhe që kanë obligim sipas kësaj strategjie kemi dal me propozime konkrete”, tha ai.

“Për Task-forcën është propozuar që nga Këshilli Prokurorial i Kosovës përfaqësues të jetë zëvendëskryetari Arben Ismaili, nga zyra e kryeprokurorit të shtetit prokurorja Drita Hajdari, nga Policia e Kosovës Fadil Gashi drejtor i Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda”, tha Hyseni.

“Anëtarë për grupin monitorues dhe vlerësim të efektivitetit të zbatimit të strategjisë në bazë të strategjisë të krimeve të luftës parashihet kryesuesi i KPK-së, kryeprokurori i Shtetit, nga Policia e Kosovës është propozuar me qenë në nivelin më të lartë se sa njësiti i hetimeve drejtori Riza Shillova dhe nga Ministria e Drejtësisë Afrim Kasapolli si dhe përfaqësues i BE-së që do caktoj BE-ja”, shtoi Hyseni.

Takimi vazhdoi në dyer të mbyllura ku Hyseni tha se do trajtohen rastet disiplinore dhe për këtë duhet të vazhdoj pa prezencën e medieve, raporton EO.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme