Shtyhet votimi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Prishtinë | 10 Pri 2019 | 12:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga Ambasada Britanike që ta përshtatin agjendën e tyre me atë të Këshillit Prokurorial.

Kjo pasi që kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni ka kërkuar që shpallja e konkursit për kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të shtyhet deri sa Ambasada Britanike të jetë gati për të marrë pjesë në procesin e rekrutimit për këtë pozitë.

Ndonëse edhe vet Lumezi ka votuar pro shtyrjes, ai ka kërkuar që partnerët ndërkombëtarë t’i përshtaten agjendës se Këshillit.

Përkundër kësaj, shpallja e konkursit është shtyrë.

Ndonëse ishte e paraparë që të votohej për emërimin e njërit nga dy kandidatët më të poentuar nga komisioni vlerësues, Haki Gecaj dhe Blerim Isufaj për pozitën e kryeprokurorit të special, një gjë e tillë nuk është bërë e mundur për shkak të dy ankesave që është dashur të shqyrtohen nga anëtaret e këshillit.

Shtyrja e votimit është konfirmuar nga zyrtari për informim i KPK-së, Bedri Gashi.

Një gjë e tillë ka ndodhur pasi që është aprovuar njëra nga kundërshtimet e paraqitura nga dy kandidatët që nuk ishin poentuar për fazën finale, Armend Hamiti dhe Atdhe Demaj, por duke mos treguar se cila prej ankesave është aprovuar.

Gjatë shqyrtimit të këtyre dy ankesave, publiku dhe mediat u përjashtuan nga takimi.


Të ngjashme