KPK miraton Rregulloren për zgjedhjen e anëtarëve Në mbledhjen e 272-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës, është miratuar Rregullorja për zgjedhjen e anëtarëve të KPK-së me nëntë vota për dhe një abstenim, raporton Ekonomia Online.
Kryesuesi i Komisionit Normativ, Arian Gashi, tha se rregullorja bën të zbatueshëm Ligjin e KPK-së, duke përcaktuar mekanizmat për shpalljen e konkurseve dhe duke respektuar përfaqësimin gjinor dhe nga komunitetet.
Gashi tha se Rregullorja ka për qëllim zbatimin e Ligjit të KPK-së, duke e bërë të zbatueshëm dhe të aplikueshëm.