Në mbledhjen e 272-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), është miratuar Udhëzimi për Caktimin e Normës Orientuese për prokurorët e shtetit, raporton Ekonomia Online.
Udhëzimi u miratua me nëntë vota për dhe një abstenim, ku anëtari Milot Krasniqi abstenoi për pjesën që lidhet me Prokurorinë Speciale.
Gjatë mbledhjes u diskutua gjithashtu propozimi i anëtarit Visar Krasniqi për zbatimin e plotë të Ligjit të ri për KPK-në dhe fuzionimin e disa komisioneve, çështje që mbetet për diskutim në pikat e ardhshme të rendit të ditës.