KPK: Mos pagesa e avokatëve sipas detyrës zyrtare, keqkuptim nga institucionet

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 12:11 | Nga

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur sot në takim Kryetarin e Odës së Avokatëve, Osman Havolli, me bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë këtij takimi, Isufaj dhe Havolli kanë diskutuar lidhur me paraqitjen e problemit për pagesat e avokatëve sipas detyrës zyrtare, me numër të rastit nga Procesverbali i Policisë.

Pas takimit të mbajtur sot, Isufaj dhe Havolli kanë ardhur në përfundim se mos pagesa e avokatëve sipas detyrës zyrtare ka qenë një keqkuptim nga dy institucionet, kjo tashmë është zgjidhur dhe nuk do të ketë arsye për bojkotim të tyre në përfaqësim zyrtar.

Përmes kësaj komunikate Këshilli Prokurorial i Kosovës ka theksuar se është i gatshëm për bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës dhe  të gjitha institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme