KPK refuzon ankesën e prokurores Merita Kurtishi-Gaka për shkelje procedurale në procesin zgjedhor

Prishtinë | 13 Nën 2025 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në mbledhjen e 276-të ka refuzuar ankesën e kandidates për anëtare të Këshillit, prokurores Merita Kurtishi-Gaka, vendimi u mor me pesë vota për refuzim, raporton Ekonomia Online.

Ankesa kishte të bënte me pretendimet për shkelje procedurale dhe ligjore gjatë procesit zgjedhor

Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, Sami Istrefi, ka prezantuar raportin përkatës dhe qëndrimin e palëve lidhur me procedurat e ndjekura gjatë procesit zgjedhor.

Në ankesën e saj, prokurorja Merita Kurtishi-Gaka ka pretenduar se në procesin e përzgjedhjes janë bërë shkelje procedurale dhe ligjore, duke theksuar se përjashtimi i prokurorive të Apelit dhe asaj Speciale nga e drejta e votimit ka ndikuar në legjitimitetin e procesit.

“Ashtu me kërkesë të kryesuesit e referoj ankesën e prokurores Merita Kurtishi-Gaka, Unë Merita Kurtishi-Gaka përmes kësaj ankesa parashtroj këtë ankesë për shkak të shkeljeve procedurale të kryer nga komisioni. Në bazë të këtij njoftimi në cilësi të prokurores kam aplikuar në pozitën në fjalë dhe kam plotësuar te gjitha kushtet. Në procedurën e aplikimit kam respektuar të gjitha afatet dhe kërkesat ligjore dhe nënligjore. Ky veprim përbenë shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit. Përjashtimi i prokurorive të apelit dhe speciales nga e drejta për të votuar përbënë shkelje duke ndikuar në legjitimitetin e procesit zgjedhor.”, ka thënë ai.

Të ngjashme