Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje, ndër të tjera është miratuar rregullorja për shfrytëzimin e teknologjisë dhe komunikimin në sistemin prokurorial, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i komisionit për akte normative në KPK, Bahri Hyseni tha se me këtë rregullore do të rregullohet në detaje shfrytëzimi i teknologjisë në KPK.
Hyseni më tutje bëri të qartë se në rast se kjo rregullore shkelet, atëherë do të merren masa ndëshkuese.
“Jemi obliguar me qëllim që të përcaktojmë rregulla të qarta për shfrytëzimin më racional të nxjerrim rregulloren në fjalë. Katër çështjet që rregullohen janë: rregullimi i pajisjeve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Një çështje tjetër me interes është edhe çështja e përdorimit të softuerëve ku kjo rregullore do ta rregullojë që çdo pako e softuerëve të jetë e licencuar”.
“Përdorimi i shërbimeve të internetit, për herë të parë KPK po bën një sistem ku do e kufizojë mundësinë që gjatë orarit të punës mjetet të mos përdoren për qëllime private jozyrtare, për të shiquar çështje që nuk lidhen me punën e prokurorëve të shtetit. Gjithashtu kjo rregullore rregullon edhe shërbimet e postës elektronike. Këtë çështje e rregullon në detaje mënyrën se si duhet të procesohet dhe se si duhet të mbyllet një program në sistem”.