KPK: S’mund të rekrutojmë 148 persona nëse Qeveria s’jep buxhet

Prishtinë | 27 Mar 2018 | 14:54 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje, ndër të tjera është prezantuar edhe raporti i komisionit për Buxhet dhe Financa.

Prokurori Zejnullah Gashi, njëherësh edhe kryesues i komisionit, tha se mos aprovimin i buxhetit nga Qeveria e Kosovës rrezikon mos-rekrutimin e 148 personave në sistemin prokurorial.

Ai tha se ndonëse është vendosur për rekrutimin e 148 pozitave, buxhet për mbulimin e shpenzimeve nuk është ndarë, raporton Ekonomia Online.

“Mos aprovimi i kërkesës është duke e vështirësuar punën e përditshme të sistemit prokurorial. Mjetet e ndara nuk mjaftojnë deri në fund të vitit fiskal. Sfidë tjetër është aprovimi i 148 pozitave të reja, por mos aprovimi i mjeteve financiare për pagat e tyre. Nëse Qeveria nuk aprovon mjetet atëherë Këshilli nuk do të mundet të rekrutoj këto pozita”.

Ndërsa Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj tha se buxheti që kanë nuk do të mjaftojë, mirëpo sipas tij, kanë marrë premtim nga Qeveria se me rishikimin e buxhet për 2018 do të aprovohen edhe kërkesat e këshillit që ai drejton.

“148 pozita për këtë vit, por aktualisht buxheti që kemi nuk mjafton por kemi premtim se me rishikimin e buxhetit do të aprovohen edhe kërkesat”.

Këshilli më tutje themeloi edhe grupin punues për hartimin e kodit të etikës si dhe vendosi që të shpall konkursin për zgjedhjen e drejtorit të njësitit që do të merret me vlerësimin e performancës së prokurorëve.

Të ngjashme